Mbahet trajnim dyditorë me media për monitorim të punës së Kuvendit

Punëtori 19.09.2018

Rreth 30 përfaqësues të mediave dhe studentë të gazetarisë, kanë vijuar trajnimin dyditorë të KDI lidhur me monitorimin e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes platformës ”Vota Ime”.

Gjatë këtij trajnimi është diskutuar për strukturën, përbërjen, funksionet e Kuvendit, Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit. Po ashtu u diskutua edhe për strategjinë për informim dhe marrëdhënie me publikun të Kuvendit. Pjesëmarrësve ju prezantua platforma “Vota Ime” dhe të gjitha opsionet që ofron ajo si burim informacioni për mediat.

Gjatë punës në grupe pjesëmarrësit kanë përpiluar tekste dhe kanë përzgjedhur tema nga të dhënat e platformës, të cilat do t’ju shërbejnë edhe gjatë punës së tyre ditore.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes, transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë” që mbështet nga UNDEF.