Mbahet takim publik mes qytetarëve dhe deputetëve të Skenderajt

Takime 04.12.2018

KDI në bashkëpunim me Iniciativa Qytetare Skenderaj (IQS), ka organizuar takimin publik mes qytetarëve të Skenderajt dhe deputetëve: Blerta Deliu – Kodra, Bekim Haxhiu, Ganimete Musliu dhe Mergim Lushtaku (PDK), që janë përfaqësuese të zgjedhur nga kjo komunë në Kuvendin e Kosovës.

Ndër temat që u ngritën gjatë këtij bashkëbisedimi mes qytetarëve dhe deputetëve ishte çështja e llogaridhënies për çka qytetarët kërkuan më tepër vëmendje nga ana e deputetëve për përfaqësimin e interesave të tyre. Pastaj u diskutua për aktivizmin qytetarë si dhe për ligje specifike me interes për ta.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të aktiviteteve ‘’Takimet Publike’’ mes deputetëve dhe qytetarëve të cilat do të realizohen në 11 Komuna, në kuadër të projektit për monitorimin e Kuvendit “Rritja e pjesëmarrjes, transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë” financuar nga UNDEF.
Takimi i radhës do të mbahet në Gjakovë.