Mbahet seminar për metodat e monitorimit të financimit të partive politike

Punëtori 25.04.2019

KDI është duke mbajtur sot seminar me studentë lidhur me “Monitorimin e financimit të partive politike dhe fushatës parazgjedhore: metodologjia dhe praktikat e mira”.

Ky seminar po zhvillohet nga monitorues të financave të subjekteve politike nga Çekia: Ondrej Cakl dhe Petr Vym?tal, që po mbahet në vazhdën e bashkëpunimit që KDI ka me Transparency International ?R.

Me pjesmarrësit po diskutohet për metodat dhe praktikat e ndryshme të monitorimit të financimit partive politike me theks të veçantë se çfarë dhe si mund të gjendet të dhëna online për monitorim të financave të subjekteve politike duke treguar praktikat më të mira nga Republika Çeke, përvojat gjatë viteve 2017-2019. Të gjitha me fokus në aplikimin e tyre të mundshëm në Kosovë.

Ky seminar është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Çeke