Mbahet punëtoria me institucionet arsimore për hartimin e analizës lidhur me përmirësimin e gjendjes së arsimit në Kosovë

Punëtori 05.03.2020

KDI ka mbledhur sot zyrtarë nga Minstria e Arsimit, drejtoritë Komunale të Arsimit, drejtorë të shkollave dhe udhëheqës komunal, për të dhënë perspektivat e tyre lidhur me dokumentin e politikave që KDI është duke punuar për përmirësimin e gjendjes së arsimit në Kosovë.

Numri i nxënesve në shumë shkolla të Kosovës, sidomos në zona më të thella është në rënie të vazhdueshme dhe në këtë punëtori u diskutua se çfarë duhet të bëjnë institucionet tona për t’a adresuar këtë problem urgjent.

Projekti “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale” realizohet me fonde të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes British Embassy, Pristina.