Mbahet punëtori për sfidat e institucioneve në fushën e prokurimit

Punëtori 06.03.2019

KDI ka mbajtur punëtori me zyrtarët e prokurimit nga qeverisja qendrore dhe lokale mbi sfidat në prokurimin publik me të cilat ballafaqohen institucionet.

Në punëtori janë ndarë përvojat dhe është diskutuar edhe për vështirësitë që kanë zyrtarët e prokurimit në punën e tyre të përditshme. Gjithashtu është theksuar nevoja e bashkëpunimit me shoqërinë civile për përcaktimin e politikave avokuese me qëllim të përmirësimit të proceseve dhe përmirësimin e menaxhimit të parasë publike.

Kjo punëtori është realizuar në kuadër të projektit “Rritja e mbikëqyrjes publike për promovimin e qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies në Kosovë” që mbështetet nga Ambasada britanike në Prishtinë.