sq

Mbahet punëtori me zyrtarët komunal të Rahovecit

Punëtori 16.05.2019

Me nxjerrjen e Udhëzimit Administrativ nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL),  komunat obligohen të respektojnë standardet minimale të konsultimit publik. Zbatimi i plotë i UA është mbetet parakusht i qeverive lokale për llogaridhënie dhe transparencë në proceset të hartimit dhe zbatimit të politikave lokale në kuadër të kompetencave.

Me qëllim të  ngritjes të kapaciteteve të zyrtarëve komunal lidhur me zbatimin më të suksesshëm të Udhëzimit Administrativ për standardet minimale të konsultimit publik në Komuna, KDI sot ka organizuar punëtorin me zyrtarë të Komunës së Rahovecit . Fokusi i punetorisë ishte përgjegjësia dhe koordinimi ndërinstitucionale si parakusht për arritjen e zbatimit të këtij udhëzimi.

KDI në kuadër të angazhimit të saj do të vazhdojë me aktivitetet e tilla në komunat e rajonit të Prizrenit, që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve  të zyrtarëve komunal në zbatimin e plotë të udhëzimit administrativ.