Mbahet kursi online “Mbikëqyrja parlamentare ndaj ekzekutivit”

24.05.2019

“Mbikëqyrja parlamentare ndaj ekzekutivit”, ishte tema e kursit online të radhës, që KDI ka mbajtur sot, ligjëruar nga Eugen Cakolli.

Përgjatë kësaj ligjërate online, pjesëmarrësit patën mundësi që përmes videove, prezantimeve dhe komunikimit direkt, të informoheni në detaje për qëllimin e mbikëqyrjes parlamentare, mekanizmat e saj, mënyrën se si ushtrohet mbikëqyrja, praktikat ndërkombëtare në këtë drejtim etj.

KDI do të vazhdojë me kurse të tilla edhe për çështje të tjera që lidhen me punën e Kuvendit.

Ndiqeni faqen e KDI-së në rrjete sociale për tu informuar për kurset e radhës.