Rreth 200 persona bëhen pjesë e kurseve online

Njoftime 04.04.2019

Afro 200 persona u bënë pjesë e kurseve online, që KDI ka mbajtur me temë “Procesi ligjbërës në Kosovë”, ligjëruar nga Agnesa Haxhiu nga KDI.

Përgjatë kësaj ligjërate online, pjesëmarrësit patën mundësi që përmes videove, prezantimeve dhe komunikimit direkt, të informoheni në detaje për procedurat ligjvënëse në Kuvendin e Kosovës, propozuesit e projektligjeve, fazat nëpër të cilat kalon një projektligj, afatet kohore për shqyrtim të projektligjeve dhe çështjet të tjera që lidhen me këtë proces.

KDI do të vazhdojë me kurse të tilla edhe për çështje të tjera që lidhen me punën e Kuvendit.

Ndiqeni faqen e KDI-së në rrjete sociale për tu informuar për kurset e radhës.