Mbahen trajnime mbi mënyrat e monitorimit të punës së Kuvendit

Trajnime 26.06.2018

Organizatat partnere të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) në kuadër të projektit për monitorim të Kuvendit të mbështetur nga UNDEF, kanë filluar trajnimet në komunat ku ato operojnë me anëtarët e tyre dhe studentë.

Deri më tani janë mbajtur trajnime nga organizata “IQS” në Skenderaj,  “Mundësia” në Mitrovicë, organizata “Fortesa” në Kamenicë si dhe “Polis” në Lipjan.

Gjatë këtyre trajnimeve anëtarët e organizatave dhe studentë nga këto qytete janë informuar mbi rëndësinë e monitorimit të punës së Kuvendit. Po ashtu atyre u janë ofruar instruksione për mënyrën e monitorimit të këtij institucioni si dhe për platformën “Vota Ime”, përmes së cilës do të monitorojnë punën e deputetëve të zonës së tyre.