Mbahen konsultime publike në bazë të kërkesave të reja ligjore

Punëtori 24.05.2019

Sigurimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse mbetet obligim i institucioneve lokale. Format dhe teknikat konvencionale të organizimit të konsultimeve publike në nivel lokal, kanë përjashtuar mundësinë që qytetarët të jenë pjesë në proceset vendimmarrëse në nivel lokal.

Me qëllim të diskutimit të formave, teknikave dhe përgjegjësin institucionale në organizimin e konsultimeve publike konform legjislacionit të ri, KDI ka mbajtur punëtorinë e radhës me drejtorë të drejtorive, zyrtarë të drejtorive si dhe anëtarë të kuvendit nga komuna e Suharekës.

Në kuadër të punëtorisë, janë specifikuar përgjegjësit ndërinstitucionale në organizimin e konsultimeve publike për projekt aktet në nivel lokal si dhe politikat tjera publike. Mungesa e bashkëpunimit ndërinstitucional do të përjashtojë mundësit e respektimit të legjislacionit aktual në organizimin e konsultimeve publike në nivel lokal.

KDI në kuadër të angazhimit të saj do të vazhdojë me aktivitetet e tilla në komunat e rajonit të Prizrenit, që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunal në zbatimin e plotë të udhëzimit administrativ.