sq

KONKURS PËR PUNË: Pesë (5) koordinatorë terreni

Njoftime 10.08.2018

KONKURS PËR PUNË

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është Organizatë Joqeveritare (OJQ) e angazhuar të mbështesë zhvillimin e demokracisë përmes përfshirjes së qytetarëve në bërjen e politikave publike dhe fuqizimin e sektorit të shoqërisë civile me synimin për të ndikuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga ana e institucioneve publike.

Në kuadër të projektit për rritjen e llogaridhënies të institucioneve të qeverisjes lokale në Kosovë, KDI kërkon të punësojë pesë (5) koordinatorë terreni me orar të plotë, për komunat si në vijim:

 

  • Një (1) Koordinator për komunat: Mitrovicë, Obiliq
  • Një (1) Koordinator për komunat: Drenas, Klinë
  • Një (1) Koordinator për komunat: Kamenicë, Viti
  • Një (1) Koordinator për komunat: Dragash, Mamushë, Malishevë
  • Një (1) Koordinator për komunat: Graçanicë, Shtërpcë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

  • Monitoron punën e autoriteteve komunale në komunat përkatëse
  • Organizon takime ndërmjet qytetarëve të fshatrave të komunave përkatëse dhe autoriteteve komunale
  • Organizon takime ndërmjet grupeve jo-formale dhe autoriteteve komunale
  • Drafton raporte me problemet e identifikuara nga takimet dhe në bashkëpunim me autoritet komunale sigurohet që këto çështje janë të përfshira në planet e komunës
  • Plotëson formularët për monitorimin e performancës së komunave përkatëse (Kuvendeve komunale dhe punës së Kryetarit të Komunës) dhe ndihmon në përpilimin e raporteve të transparencës
  • Avokon dhe lobon tek autoritetet lokale për përfshirjen e problemeve të qytetarëve në planet dhe buxhetin e komunës përkatëse
  • Është përgjegjës për promovimin e projektit tek qytetarët dhe rëndësisë së pjesëmarrjes aktive qytetare
  • Përfaqëson organizatën dhe projektin në takime, tryeza apo aktivitete tjera që lidhen me përgjegjësitë e projektit
  • Performon detyra shtesë të caktuara nga Menaxheri i Projektit apo KDI.

 

Përvoja dhe kualifikimet e kërkuara:

 

  • Diplomë Bachelor në fushën e shkencave politike, administratës publike, juridik apo drejtim të ngjashëm;
  • Njohuri mira të sistemit të qeverisjes lokale si dhe lokacioneve dhe fshatrave të komunave përkatëse;
  • Përvojë dhe aftësi të dëshmuara të punës në terren dhe punës me qytetarë;
  • Aftësi të mira komunikimi, logjistike dhe organizative;
  • Përvojë dhe aftësi në të shkruar të raporteve;
  • Gatishmëria për të punuar në presion, në mënyrë fleksibile, të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale;
  • Njohuri në përdorimin e programeve të Microsoft Office;
  • Patentë shoferi valide.

 

Kohëzgjatja e kontratës është deri me 31 mars 2019 me mundësi vazhdimi.

Të përzgjedhurit do të fillojnë punën menjëherë!

Afati i fundit për aplikim është: 16 gusht 2018 deri në ora 16:00.

Ju lutem dorëzoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në e-mail adresën [email protected].

Në subjekt të emailit vendosni emrat e komunave për të cilat po aplikoni.

 

*KDI promovon barazi gjinore në punësim.

 

Vërejtje: Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të thirren në intervistë.