Konkurs për pozitën e Drejtorit/es Ekzekutiv(e) në KDI

Njoftime 28.08.2020

Në përputhje me Statutin e KDI-së, Rregulloren 01/2014 për Bordin e organizatës, funksionimin dhe kompetencat e tij, Bordi i organizatës shpallë konkurs për zgjedhjen e Drejtorit(es) Ekzekutiv(e) për mandat 4 vjeçar.

Përshkrimi: Drejtori Ekzekutiv (DE) është drejtuesi kryesor i menaxhimit të organizatës dhe përgjegjës për mbikëqyrjen e programeve, strategjisë dhe administratës së organizatës. DE punon ngushtë me Bordin dhe Kucvendin e anëtarëve të organizatës për të përmbushur misionin e saj dhe raporton atyre në baza të rregullta.

Detyrat dhe përgjegjësitë kyçe:

· Udhëheqë me organizatën drejt përmbushjes së misionit të saj, parimeve dhe vlerave

· Të komunikojë në mënyrë efikase me Bordin e organizatës dhe t’I ofrojë të gjitha informatat e nevojshme në mënyrë që Bordi të funksionojë në mënyrë të rregullt dhe të marrë vendime të mirë-informuara

· Të ngrisë fonde dhe të sigurojë resurse për përmbushjen e misionit dhe planit strategjik të organizatës

· Planifikim Strategjik dhe zbatim të planeve të punës

· Zhvillimin dhe zbatimin e praktikave të menaxhimit të mirë financiar

· Nënshkrimin e marrëveshjeve dhe instrumenteve në emër dhe në dobi të organizatës

· Përfaqësimin e organizatës në forume, ngjarje publike, donatorë dhe akterë relevantë

· Menaxhimin me resurset humane të organizatës, përfshirë punësimin dhe motivimin e stafit

· Detyra shtesë që mund t’I ipen nga Bordi i organizatës

Kualifikimet:

· Lidership i bazuar në transparencë, llogaridhënie dhe integritet

· Përvojë e dëshmuar në pozita të larta menaxhuese

· Nivel i lartë i njohurisë mbi dizajnimin dhe implementimin e strategjisë organizative

· Aftësi të dëshmuara të komunikimit me akterë publike, donatorë dhe akterë relevantë si dhe dëshmi të sukseshmë të gjenerimit të të hyrave

· Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit në public

· Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të punës, resurseve njerëzore, buxhetit, delegimit dhe mbikëqyrjes

· Aftësi të shkëlqyera analitike dhe në të shkruar

Kriteret dhe kufizimet:

· Të drejtë aplikimi kanë të gjithë anëtarët e organizatës që kanë së paku 2 vite përvojë pune si staf i organizatës

· Drejtori(ja) Ekzekutiv(e) nuk mund të jetë anëtar i Bordit të organizatës, zyrtar apo punonjës i institucioneve qeveritare apo pjesë e strukturave udhëheqëse të partive politike

Afati i aplikimit: Shtatë ditë (7) pune nga data e shpalljes së konkursit (8 Shtator 2020). Të interesuarit duhet të dorëzojnë CV-në dhe një letër motivimi në formate elektronike në adresën [email protected]

***KDI beson thellë në vlerat e barazisë gjinore në vendin e punës andaj edhe inkurajon fuqishëm gratë dhe burrat të aplikojnë në këtë konkurs.