Komunitetit turk kërkon libra në gjuhën turke bazuar në kurrikulën e re arsimore

Tryeza 20.09.2018

Përmes një tryezë diskutimi të organizuar nga KDI, pjesëtarët e komunitetit turk në Prizren patën rastin të parashtrojnë pyetje dhe kërkesa specifike në drejtim të vendimmarrësve të nivelit lokal. Përball këtyre qytetarëve në diskutim ishte nënkryetarit i Komunës z. Eshref Memaj, kryesuesi për Komunitete z.Sengjar Karamoçu si dhe drejtori për Ekonomi dhe Financa z. Ertan Simitc.

Ndër shqetësimet kryesore të pjesëtarëve të këtij komuniteti që u paraqitën ishin: mungesa e librave në gjuhën turke bazuar në kurrikulën e re,  mungesa e parqeve brenda zonave të banimit, e respektimit të kritereve në ndërtimin e banimeve kolektive, pikat e shitjes së derivateve brenda zonave të banimit, vendosja e antenave të telefonisë mobile në objekte të ndryshme pa kriter.

Me ndryshimin e kurrikulës së re arsimore është paraqitur edhe nevoja e ndryshimit të librave andaj një nga shqetësimet e prindërve të komunitetit turk mbetet mungesa e librave ne gjuhën turke të bazuar në korri-kulën e re arsimore.

Nënkryetari i komunës së Prizrenit z. Eshref Memaj potencoi gatishmërinë e komunës së Prizrenit për adresimin e çdo kërkese dhe shqetësimi pa ndonjë diskriminim në baza etnike, duke parë takimin e till si shumë të arsyeshëm në dëgjimin e shqetësimeve dhe kërkesave që do të dalin nga vetë banorët e komunitetit turk që jetojnë në qytetin e Prizrenit me rrethin.

Ertan Simitci përfaqësues i komunitetit turk dhe njëkohësisht Drejtor për Ekonomi dhe Financa, elaboroj procesin e planifikimit të projekt buxhetit të komunës për vitin 2019 ku tha se “në zyrën për komunitete është ndarë një buxhet për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shtëpive që vinë nga radhët e komuniteteve, në bazë të kërkesave të qytetarëve”. Po ashtu, kemi bërë përpjekje që shumë kërkesa të komunitetit turk ti adresojmë në projektbuxhetin e komunës, ku vuri theksin në realizimin e projektit të Qendrës Kulturore Turke në vitin 2019.

Një tjetër shqetësim i komunitetit turk në komunën e Prizrenit mbetet edhe mungesa e qasjes në “Alo Komuna” që ka hap komuna e Prizrenit. Kjo qasje e komunës i privon komunitetet turke dhe boshnjake që të adresojnë kërkesat dhe shqetësimet në këtë mekanizëm edhe përkundër asaj që gjuha turke dhe boshnjake janë gjuhë zyrtare në komunën e Prizrenit.

Ky aktivitet është ndërmarrë në kuadër të projektit “Së bashku mundemi” i cili mbështet nga Ambasada Çeke, që si objektiv kryesor ka mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve në informim dhe përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse në nivel komunal.