Komuniteti boshnjak në Prizren i shqetësuar me infrastrukturën e dobët dhe çështjet mjedisore

Takime 28.06.2018

Me qëllim të identifikimit të çështjeve të cilat i përgjigjen interesit pjesëtareve të komuniteteve pakicë  të komunës së Prizrenit dhe identifikimin e çështjeve në aspektin e drejtave e tyre, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka organizuar takimin e parë me pjesëtaret e komuniteti boshnjak në Komunën e Prizrenit.

Ndër të tjera, anëtarët e kësaj kominutetit theksuan probleme të mëdha në fushën e mbrojtjes së mjedisit në Zhupa dhe Podgora, infrastruktura e përgjithshme, problemin e menaxhimit të mbeturinave në disa fshatrat ku jetojnë (Lubinje e Epërme dhe e Poshtme), mosrespektimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve nga Komuna e Prizrenit, mundësitë e dobëta për të rinjtë, migrimin e njerëzve të rinj në vendet e perendimit, problemet e studenteve në Universitetin e Prizrenit etj.

Ky aktivitet është ndërmarr në kuadër të projektit “Së bashku mundemi” i cili mbështet nga Ambasada Çeke, që si objektiv kryesor ka mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve në informim dhe përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse në nivel komunal.