Komunitetet rom, ashkali e egjiptas kërkojnë të përfshihen në Statutin e Komunës së Prizren

Takime 02.08.2018

Mungesa e investimeve publike në infrastrukturë, mungesa e ujit, siguria publike, menaxhimi i mbeturinave, çështjet e legalizimit të pronave, mungesa e ndriçimit publik, dëmtimi i shtyllave elektrike janë disa prej shqetësimeve kryesore të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas në komunën e Prizrenit të cilat i shpalosën sot gjatë një takimi të organizuar nga #KDI me pjesëtarë të këtyre komuniteteve.

Këto komunitete që përballen me mungesë të përfaqësimit në institucionet lokale në komunën e Prizrenit, kanë ngritur si shqetësim edhe faktin që nuk janë të përfshirë në statutin e komunës, për çka kanë kërkuar që të ndërmirren aktivitete me qëllim të përfshirjes në këtë statut.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Së bashku mundemi” i cili mbështet nga Ambasada Çeke, që si objektiv kryesor ka mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve në informim dhe përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse në nivel komunal.