Komuna e Rahovecit merr vendim ndikuar nga nevojat dhe kërkesat e banorëve të fshatit Xërxe

Njoftime 04.12.2018

Pjesëmarrja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse është parakusht për zhvillimin e demokracisë lokale. Për këtë qëllim zyrtarë të KDI kanë realizuar një numër të konsiderueshëm të takimeve me banorë të lokaliteteve të ndryshme të komunave të rajonit të Prizrenit, me qëllim të mobilizimit qytetarë dhe aktiviteteve të përbashkëta si pjesë e angazhimit dhe ndikimit qytetarë në proceset vendimmarrëse.

Si rezultat i angazhimeve të tilla, së fundi komuna e Rahovecit ka aprovuar dy nga kërkesat e artikuluar për fshatin Xërxe, përkatësisht kërkesën për riparim dhe funksionalizim të ndriçimit publik si dhe mirëmbajtjen e parkut të ndërtuar me iniciativë të banorëve të këtij lokaliteti.

Falënderojmë banorët e fshatit Xërxe për angazhimin e tyre në aktivitete të përbashkëta si dhe komunën e Rahovec për këtë formën të strukturimit të komunikimit në kërkesat e parashtruara nga mekanizmat jo-qeveritar.