sq

Komuna e Prizrenit nuk e respekton ligjin për gjuhët

Tryeza 10.10.2018

“E drejta në informim e komuniteteve jo shumicë si parim i qeverisjes së mirë”, ishte tema e tryezës së organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në Prizren.

Me këtë rast wshtw bwrw edhe prezantimi i njw draft raporti lidhur me kwtw temw i cili vë në pah mungesën e zbatimit të legjislacionit në respektimin e gjuhëve zyrtare boshnjake dhe turke.
Almedin Fejza nga KDI gjatw prezantimit tw kwtij raporti ka bwrw tw ditur se  ky mos respektim privon të drejtën e komuniteteve jo – shumicë nga informatat bazike si: vendimet e kryetarit të komunës, planet e punës së drejtorive, punën e kuvendit të komunës, konkurset publike, aktivitetet e prokurimit publik si dhe mohimit të qasjes në dokumente publike në gjuhën boshnjake dhe turke.

Fillimisht, kryetari i komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka është pajtuar me të gjeturat e draft raportit mbi të drejtën e informimit të qytetarëve në gjuhën zyrtare turke dhe boshnjake. Ai wshtw  arsyetuar se kanw mungesë të kapaciteteve humane. “Do t’i shqyrtojmë mundësitë dhe format e tjera për tejkalimin e kësaj problematike me qëllimin më të mirë që të mos privojmë një të drejtë elementare siç është ajo e informimit”, ka shtuar Haskuka.

Kurse Cengiz Cesko, anëtarë i kuvendit të komunës nga radhët e subjektit politik të KDTP-së, ka thwnw se është shqetësues fakti, që shqetësimet e njëjta po përsëriten dhe se po ndihen të diskriminuar pse komuna nuk po ndërmerr masa në adresimin e çështjes së respektimit të informimit të qytetarëve në gjuhën turke. Ai përmendi faktin e konkurseve të publikuara vetëm në gjuhën shqipe, ku sipas tij komuniteti turk po ju mohohet e drejta e informimit mbi konkurset publike në komunën e Prizrenit. “Kjo është shkelje ligjore e komunës që s’po e respekton dhe po privon komunitetin në informim të gjuhës turke si gjuhë zyrtare në komunën e Prizrenit”, theksoi ai.

Në anën tjetër, Memnuna Ajdni – anëtare e kuvendit të komunës nga radhët e subjektit politik “Vakat” theksoi se edhe si kuvendar i mohohet e drejta e përkthimit në gjuhën boshnjake gjatë mbajtjes së mbledhjeve të kuvendit të komunës. “Duhet të vendosim një herë e mirë pikë kësaj teme dhe të mos kemi mos respektim të legjislacionit nga ana e institucioneve lokale që janë të obliguara të zbatojnë ligjet aktuale që garantojnë përdorimin e gjuhës boshnjake si gjuhë zyrtare në nivel lokal”, shoi ajo.

Edhe të pranishmit tjerë, vënë theksin tek mos serioziteti i institucioneve në ofrimin dhe garantimin e të drejtës së informimit të qytetarëve të komuniteteve jo shumicë në komunën e Prizrenit edhe përkundër faktit që infrastruktura ligjore ekziston në nivel lokal dhe si e till duhet të respektohet nga ana e komunës së Prizrenit. Po ashtu u theksua se komuna duhet të shqyrtoj mekanizma të tillë që duhet të adaptohen me nevojat e komunës së Prizrenit në ofrimin e dokumenteve publike në katër gjuhë zyrtare.

 

Ky aktivitet është ndërmarrë në kuadër të projektit “Së bashku mundemi” i cili mbështet nga Ambasada Çeke, që si objektiv kryesor ka mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve në informim dhe përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse në nivel komunal.