Komuna e Obiliqit mbështet projektin për rritje të llogaridhënies

Trajnime 18.09.2018

Përfaqësues të KDI-së, janë pritur në takim nga kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi  me të cilin kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në kuadër të projektit për rritjen e llogaridhënies së institucioneve lokale, që mbështetet nga ambasada britanike në Prishtinë.

Kjo me qëllim të rritjes së llogaridhënies komunale, nxitjes së qytetarëve për pjesëmarrje në vendimmarrje si dhe përfshirjen e kërkesave të tyre në politikat komunale.

Lidhur me këtë kryetari i kësaj komune ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim.