sq

Komuna e Malishevës pas rekomandimit të KDI-së do të mbajë disa dëgjime buxhetore

Takime 05.08.2019

Javën e kaluar KDI ka organizuar një takim me përfaqësuesit e Komunës së Malishevës, ku është  është prezantuar dhe diskutuar katalogu i çështjeve të identifikuara nga hulumtimi në terren që ka përfshirë edhe këtë komunë. Gjatë këtij takimi janë prezentuar çështjet në të cilat komuna duhet të intervenoj dhe të organizojë takime me banorët për ti përfshirë prioritetet e tyre në buxhetin e vitit 2020. Gjithashtu është diskutuar përvoja dhe planet e komunës për dëgjimet buxhetore. Ndërsa, përfaqësuesist komunal kanë mirëpritur hartimin e planit të veprimit për organizimin e dëgjimeve buxhetore në lokalitete të caktuara të kësaj komune.

Si rezultat i këtij takimi, Komuna e Malishevës sot ka bërë publike lokalitetet dhe orarin për dëgjimet buxhetore për vitin 2020- 2022 që do të organizohen në bashkëpunim me KDI-në.

Këto lokalitete janë përzgjedhur duke pas parasysh që shumë nga këto lokalitete nuk kanë përfaqësim në Kuvendin Komunal; nuk kanë pas përfshirje në takime buxhetore të organizuara nga zyrtarët komunal si dhe adresimi i kërkesave të tyre kanë qenë të mangëta. Ndërsa komuna për here të parë është duke organizuar dëgjime buxhetore në këto lokalitete bazuar në të gjeturat e hulumtimit të KDI-së në terren.

KDI ju bënë ftesë qytetarëve që të marrin pjesë në këto takime për ti paraqitur kërkesat dhe nevojat e tyre.

Ky projekt mbështetet nga British Embassy, Pristina