Komuna e Istogut e gatshme për “Prokurim Transparent”

Takime 14.09.2018

Po vazhdojnë takimet informuese për projektin për Prokurim Transparent me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit me autoritet lokale në fushën e prokurimit.

Sot #KDI së bashku me organizatën partnere #SyriiVizionit me mbështetje të USAID Team, kanë zhvilluar takim me nënkryetarin e Komunës së #Istogut, z.Lulëzim Blakaj, dhe udhëheqësit e Drejtorisë për buxhet dhe financa, prokurim dhe auditim të brendshëm.

Përfaqësuesit komunal u informuan me detajet e projektit për prokurim transparent, përmes së cilit do të bëhet monitorimi i të gjitha fazave të prokurimit publik duke filluar nga përgatitja e buxhetit komunal, planifikimi i prokurimit, vlerësimi i procesit të prokurimit e deri te zbatimi i kontratave dhe adresimi i gjetjeve te auditorit nga komuna.

Tërë kjo me qëllim të shtimit të transparencës dhe menaxhimit sa më të mirë të parasë publike për çka morën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim.