KDI trajnon partnerët që do të monitorojnë punën e Kuvendit

Trajnime 05.04.2018

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka filluar sot trajnimin dyditorë për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës. Njëmbëdhjetë OJQ, partner implementues të projektit “Rritja e pjesëmarrjes, transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë” i financuar nga UNDEF, do të marrin informata mbi strukturën, përbërjen dhe funksionet e Kuvendit të Kosovës, platformën “Vota Ime”, procesin e monitorimit të Kuvendit dhe detaje të tjera me qëllim të rritjes së llogaridhënies dhe transparencës parlamentare nëpërmjet angazhimit të drejtpërdrejt të qytetarëve në monitorim.

Ky trajnim do të shërbej edhe për koordinim mes partnereve lidhur me aktivitetet që do të organizohen nga KDI dhe organizatat partnere.