KDI prezanton hulumtim mbi fondet IPA në Kosovë në konferencë rajonale

Punëtori 29.06.2018

KDI mori pjesë në konferencën rajonale për integrim evropian të vendeve të Ballkanit Perendimor që po mbahet në Podgoricë me përfaqësues të insitucioneve të BE-së, vendeve të Ballkanit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga këto vende.

Si pjesë e këtij organizimi së bashku me organizata të shoqërisë civile nga Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi është diskutuar mbi rrugëtimin e këtyre vendeve drejt BE-së, me theks të vecantë për fondet IPA.

Artan Murati nga KDI ka prezantuar të gjeturat e hulumtimit të realizuar lidhur me absorbimin, programimin dhe monitorimin e fondeve IPA për Kosovën.

Ai ka bërë të ditur se përkundër rëndësisë së lartë të fondeve të IPA-së për ofrimin e asistencës financiare për Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së, megjithatë këto fonde nuk janë duke u shfrytëzuar ashtu siç duhet. Për më tepër, Murati ka potencuar se nga hulumtimi i realizuar është vërtetuar se organizatat e shoqërisë civile kanë shumë vështirësi për të aplikuar ose përfituar nga këto fonde, si dhe mungesën e përfshirjes së OJQ-ve në programimin dhe grupet punuese sektoriale të këtyre fondeve.

Konferenca rajonale “Ballkani Perëndimor dhe BE: çka më tutje?” paraqet edhe eventin permbyllës të projektit që synon rritjen e partneritetit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve të BE-së, ku KDI është partner implementues i këtij projekti.