KDI organizon diskutim lidhur me derdhjen e ujërave të zeza në lumin Mirusha

Takime 23.05.2019

KDI ka organizuar takim me përfaqësuesit e 11 fshatrave të komunës se Malishevës (Bellanicë, Temeqinë, Bubël, Panorc, Rud, Turjakë, Mirushë, Lubizhdë, Banjë, Damanek dhe Llapqevë) dhe kryetarin e kësaj komune Ragip Begaj, për të diskutuar rreth gjendjes së rënduar të kanalizimeve dhe derdhjen e tyre në lumin Mirusha.

Banorët e këtyre fshatarëve shprehen shqetësimet për kanalizimin por edhe për rastin e ngordhjes së peshqve në lumin Mirusha, duke kërkuar nga komuna informacione se çfarë është bërë për këtë rast.

Kryetari Ragip Begaj ,theksoi se çështja e kanalizimeve është brengë e madhe duke shtuar se janë bërë përpjekje për zgjidhjen e këtij problemi, dhe përveç rritjes së buxhetit në këtë drejtim, do të kërkojnë edhe ndihmën e nivelit qendror.
Lidhur me ngordhjen e peshqve në lumin Mirusha, ka thënë se shkaktarë është faktori njeri, pasi që kemi të bëjmë me helmim të ujit, për çka ka thënë se janë të njoftuara të gjitha organet kompetente.