KDI miraton politikën për sinjalizim të brendshëm

Takime 18.09.2018

KDI ka mbajtur mbledhjen e radhës së Kuvendit të anëtarësisë ku është diskutuar për të gjitha angazhimet dhe punën e KDI-së gjatë vitit që shkoi dhe planet për të ardhmen si dhe janë miratuar raportet vjetore financiare dhe narrative të organizatës për vitin 2017.

Në këtë mbledhje, anëtarët e Kuvendit të KDI-së kanë miratuar Politikën për sinjalizim të brendshëm që është vlerë e shtuar dhe inkurajim për stafin e KDI-së për të raportuar rastet e keqpërdorimeve eventuale dhe korrupsionit brenda organizatës.

Kjo politikë e plotëson Kodin e Etikës së organizatës dhe synon të avansojë vlerat e integritetit, llogaridhënies dhe transparencës.

KDI përmes vendosjes së kësaj praktike inkurajon organizatat dhe institucionet tjera të mbrojnë këto vlera duke mundësuar mekanizma të brendshëm për raportimin e dyshimeve për keqpërdorime ose korrupsion

Në të njëjtën kohë KDI do të vazhdojë përkushtimin në drejtim të inkurajimit të qytetarëve për raportimin e rasteve të korrupsionit nëpërmjet ofrimit të ndihmës ligjore pa pagesë, për viktimat e korrupsionit dhe raportuesit e tyre.