KDI lanson për herë të parë kurse online lidhur me punën e Kuvendit

Trajnime 13.02.2019

KDI ka lansuar sot platformën e Webinarit, duke ofruar për herë të parë kurse online lidhur me punën e Kuvendit të Kosovës.

25 studentë ishin pjesë e kursit të parë me temë “Formimi i institucioneve dhe ndarja e pushteteve në Republikën e Kosovës”, ligjëruar nga Artan Murati nga KDI.

Në këtë sesion interaktiv u trajtuan çështjet fundamentale të funksionimit të institucioneve themelore në vend: Kuvendit, Qeverisë dhe Presidencës. Përgjatë ligjëratës u diskutua për procedurat e konstituimit të Kuvendit, votimit të Qeverisë dhe funksionimit të Presidencës.

Për më tepër, theks i veçantë iu kushtua parimit të kontrollit demokratik mes institucioneve dhe mekanizmave që institucionet kanë në dispozicion për të ushtruar kontroll efektiv ndaj njëra-tjetrës. Gjatë ligjëratës u prezantuan edhe të dhëna dhe materiale që lidheshin me temën.

KDI do të zhvilloj edhe kurse të tjera online lidhur me punën e Kuvendit.
Ndiqeni faqen e KDI-së në Facebook për thirrjen e radhës për aplikim.