sq

KDI KËRKON VULLNETARË PËR MONITORIM TË PUNËS SË KUVENDIT  

Njoftime 06.11.2018

THIRRJE PËR APLIKIM

KDI është Organizatë Joqeveritare (OJQ) e angazhuar të mbështesë zhvillimin e demokracisë përmes përfshirjes së qytetarëve në bërjen e politikave publike dhe duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet publike.

Në kuadër të projektit dy-vjeçar për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës dhe rritjes së pjesëmarrjes qytetare, transparencës dhe llogaridhënies së të zgjedhurve, financuar nga UNDEF, KDI do të angazhojë 100 studentë të shkencave sociale nga universitetet publike dhe private për të monitoruar punën e Kuvendit dhe komisioneve parlamentare. Për periudhën dhjetor 2018 – prill 2019, KDI kërkon të angazhojë grupin e dytë prej 25 Studentëve të cilët paraprakisht do t’i nënshtrohen procesit trajnues. Puna praktike zgjatë një muaj.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

  • Monitoron mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe seancat e Kuvendit;
  • Drafton raporte nga monitorimi i mbledhjeve;
  • Rifreskon vazhdimisht platformën votaime.org me te dhënat nga monitorimi dhe ndihmon në sigurimin e përgjigjeve të deputetëve për qytetarët të parashtruara në platformë;
  • Punon ngushtë me stafin e projektit për organizimin e fokus grupeve, tryezave, takimeve, konferencave për shtyp si dhe në përgatitjen e sondazheve;
  • Kryen detyra tjera që caktohen nga mbikëqyrësi.

 

Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:

 

  • Të jetë student/e i/e vitit të fundit të studimeve në juridik, shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, integrime evropiane ose drejtime tjera të përafërta;
  • Të posedojë aftësi të shkëlqyera në të shkruar;
  • Njohuri mbi punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sistemit qeverisës dhe legjislacionit që lidhet me punën e Kuvendit të Kosovës;
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe përfaqësimit;
  • Gatishmëria për të punuar në mënyrë fleksibile, të pavarur dhe të paanshme;
  • Njohja e gjuhës angleze dhe serbe është përparësi.

Afati i fundit për aplikim është: 18 Nëntor 2018.

 

Ju lutem dorëzoni CV-në tuaj dhe një ese të shkurtër (maksimum 800 fjalë) me temën: “Përse duhet të monitorohet puna e Kuvendit të Kosovës?”, në e-mail adresën [email protected].

 

Vërejtje: Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen. Pas përfundimit të angazhimit praktik, studentët do të pajisen me certifikata.

 

***KDI inkurajon barazinë gjinore në këtë konkurs.