KDI harton rregullore kundër ngacmimeve seksuale, për krijim të ambientit të lirë dhe të barabartë në punë

Reagime 03.05.2018

Kosova vazhdon të jetë vendi me papunësinë më të lartë në rajon, ndërsa gratë dhe të rinjtë janë më së shumti të prekur nga gjendja e rëndë në tregun e punës. Krahas mos respektimit të Ligjit të Punës, dhe shkeljes së të drejtave të punëtorëve, diskriminimet në baza gjinore në vendin e punës ndikojnë negativisht në përmirësimin e gjendjes aktuale të tregut të punës.

Andaj me qëllim të eliminimit të çdo lloj diskriminimi në baza gjinore dhe për krijimin e një ambienti pune të lirë dhe të barabartë për të gjitha gjinitë, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka hartuar një rregullore kundër ngacmimeve seksuale, duke mundësuar krijimin e një mekanizmi që do të ndihmon në parandalimin e ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

KDI iu bënë thirrje dhe i fton t’i bashkohen kësaj iniciative të gjitha institucionet qeveritare dhe joqeveritare për hartimin e politikave të brendshme të cilat garantojnë një ambient pune të barabartë dhe të lirë për të gjithë, pavarësisht dallimeve gjinore.