KDI dhe USAID lansuan indeksin e tretë vjetor të transparencës në prokurimin publik

Tryeza 07.08.2018

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), dhe ambasadori i SHBA-së, z. Greg Delawie, së bashku me aktivitetin e USAID-it për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse lansuan sot Indeksin e Transparencës në Prokurimin Publik. Indeksi tregon se e-prokurimi e ka rritur transparencën në këtë proces. Mirëpo, zgjedhjet lokale dhe mungesa e ueb-faqeve funksionale në disa komuna gjatë vitit 2017 kishin ndikim negativ në disponueshmërinë e dokumenteve të prokurimit.

Në hapje të kësaj tryeze drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, theksoi se transparenca në prokurimin publik është kritike, mënyra se si komuna kryen transaksionet e saj me bizneset, përdorë vullnetin politik dhe ligjor për praktikat transparente në procesin e prokurimit publik, rritin konkurrencën dhe vlerën më të mirë për mallra, shërbime dhe investime kapitale. Gjithashtu ka thënë se ky proces ndikon në opinionin publik dhe besimin e publikut në qeverisjen e mirë.

Raportin e plotë mund ta shkarkoni këtu.