Gratë në Kamenicë kërkojnë përfshirje më të madhe në vendimmarrjen komunale

Tryeza 18.12.2018

KDI mbajti  tryezë diskutimi në komunën e Kamenicës, së bashku me kryetarin Qëndron Kastrati, zyrtarë komunal, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë të kësaj komune për të diskutuar rreth pjesëmarrjes se grave në qeverisjen lokale.

Në tryezë u trajtuan problemet që gratë e kësaj komune kanë dhe për mënyrat se si ato probleme mund të zgjidhen.

Pjesëmarrja e ulët e grave në takime publike, mungesa e çerdheve publike, dhe mungesa e shërbimit gjinekogjik në këtë komunë ishin preokupimet kryesore që u ngritën.