Fillon realizimi i kërkesave të banorëve të Rashanit të Mitrovicës

Takime 09.11.2018

Pas takimit që KDI ka organizuar me banorët e fshatit Rashan të Mitrovicës, një ndër pritoritetet e këtyre banorëve është futur në planin realizues të Drejtorisë së Arsimit të Mitrovicës. Bëhet fjalë për transportin e 8 nxënëseve që vijojnë mësimin në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Sefedin Smakolli”. Kërkesa për transportin e tyre vije pasi që prindërit ndihen të pasigurt dhe të shqetësuar për rreziqet që ju paraqiten fëmijëve përgjatë rrugës për në shkollë. Prindërit së bashku me kryetarin e Këshillit të fshatit kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesën e tyre dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit është zotuar që nga janari i vitit 2019 do të sigurohet transporti për këta 8 nxënës.

Përparësi i është dhënë edhe ndërrimit të shtyllave elektrike për të cilat banorët e fshatit treguan që janë shumë të dëmtuara dhe se paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve. Në takimin e organizuar nga KDI drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike pati kërkuar nga banorët që të fotografohen këto shtylla, t’i dërgohen atij dhe pastaj ai do të kërkoj nga KEDS të intervenoj. Kur banorët e kanë bërë një gjë të tillë është bërë ndërrimi  pothuajse i tërë shtyllave elektrike të dëmtuara të fshatit.

Takimet organizohen në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale”, që mbështetet nga ambasada britanike në Prishtinë.