Edhe katër komuna zotohen për bashkëpunim në projektin për llogaridhënie

Takime 12.09.2018

Përfaqësues të KDI-së kanë marrë zotimin për bashkëpunim edhe nga katër kryetarë komunash lidhur me zbatimin e projektit për rritjen e llogaridhënies së institucioneve lokale, që mbështetet nga ambasada britanike në Prishtinë.

KDI ka zhvilluar katër takime të ndara me kryetarin e Komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri, kryetarin e Komunës së Klinës z. Zenun Elezaj, kryetarin e Komunës së Malishevës z. Ragip Begaj si dhe me kryetarin e Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci.

Gjatë takimeve është diskutuar për rëndësinë e rritjes së llogaridhënies komunale, nxitjen e qytetarëve për pjesëmarrje në vendimmarrje si dhe përfshirjen e kërkesave të tyre në politikat komunale. Kryetarët janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë për avancimin e këtyre çështjeve në kuadër të këtij projekti.