DnV:  21% e qytetarëve të katër komunave, kanë ushtruar të drejtën e votës deri në ora 12:00  

Konferenca për media 19.05.2019
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, 19 maj 2019

Komunikata e dytë për Media

Ora 13:30

Mitrovicë e Veriut, 19 maj 2019

Dalja në Zgjedhje

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” po vazhdon të vëzhgojë procesin zgjedhor të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Deri në orën 12:00, sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, për të votuar kanë dalë 21% qytetarëve me të drejtë vote. Dalja e votuesve në zgjedhje sipas komunave:   Leposaviq (24%),  Zveçan (21%),
Mitrovicë e Veriut (20%), Zubin Potok (18%).

Parregullsitë më evidente

Parregullësitë më të shpeshta që po e përcjellin procesin e votimit në terren deri në orën 12:00 janë:

Votimi me dokumente të Serbisë
Procesi i verifikimit të dokumenteve të identifikimit nga komisionerët në disa raste është përcjellur me paqartësi. Disa votuesve, të cilët kanë qenë në listën e votuesve, u është lejuar të votojnë me dokumente të identifikimit të Serbisë.

Vështirësitë e votuesve për ta gjetur emrin e tyre në Listën e Votuesve
Ankesa lidhur me Listën e Votuesve janë raportuar në tri vendvotime, dy në Mitrovicën e Veriut dhe një në Leposaviq.

Votimi familjar
Votimi familjar është evidentuar në 15 vendvotime në katër komunat ku po mbahet zgjedhjet. Kjo dukuri është shprehur më së shumti në komunën e Mitrovicës së Veriut në 7 vendvotime.

Raste të votimit jashtë kabinave të votimit
Gjithsej në tri vendvotime në Leposaviq është vërejtur votimi jashtë kabinës.

Tentimet për të votuar më shumë se një herë (votimi i dyfishtë)
Është evidentuar një rast në qendrën e votimit 3803B në shkollën “Aziz Sylejmani”,  në Mitrovicën e Veriut në vendvotimin 01R.

***
DnV fton qytetarët të dalin në votime dhe kështu të bëhen pjesë e vendim-marrjes dhe krijimit të politikave që janë në funksion të përmirësimit të mirëqenies dhe jetës së tyre.