Diskutohet për marrëveshjen e drejtësisë me kryeprokurorin e Mitrovicës

Takime 21.01.2020

Përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), kanë realizuar sot një takim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës z. Shyqri Syla. Në këtë takim u diskutua rreth nivelit të zbatimit të marrëveshjes së drejtësisë e arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e BE-së.

Temë diskutimi ishte shuarja e strukturave paralele të drejtësisë, integrimi i prokurorëve serb në sistemin e drejtësisë në Kosovë, performanca e kësaj prokurorie si dhe sfidat në zbatimin e kësaj marrëveshje të Brukselit.

KDI do të zhvilloj takime me institucionet përkatëse të cilat janë përgjegjëse për zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, me qëllim të rritjes së transparencës rreth këtij procesi.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të projektit “Perspektiva Evropiane – ndërtimi i konsensusit kombëtar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë” që përkrahet nga Ambasada Zvicerane në Prishtinë.