Diskutohet mbi hulumtimin parlamentar lidhur me Qendrën për Këshillim dhe Informim për studime jashtë vendit

Takime 23.04.2018

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka prezantuar sot  hulumtimin parlamentar lidhur me “ Qendrën për Këshillim dhe Informim për studime jashtë vendit”, i cili është realizuar me kërkesë të deputetit Korab Sejdiu.

Gjatë një takimi me përfaqësues të shoqërisë civile që merren me këshilldhënie të studentëve për studime jashtë vendit është diskutuar për këtë iniciativë dhe mundësitë e  modalitetet e themelimit të një Qendre të tillë në Kosovës, e cila do të ndihmonte të rinjtë për vazhduar studimet e tyre jashtë vendit.

Në takim janë marrë opinionet dhe sugjerimet e të pranishmëve në këtë drejtim si dhe janë ndarë eksperienca nga studentë që kanë kryer studime jashtë vendit.

Ky hulumtim është realizuar në kuadër të projektit për “Përkrahje të Hulumtimeve Parlamentare në Kosovës”, që financohet nga USAID. Ky projekt ka për qëllim që të rris kualitetin e ligjeve që miratohen në Kuvendin e Kosovës, përmes ofrimit të më shumë informatave për deputetët.