sq

Dialogu Kosovë-Serbi: Platforma e Shoqërisë Civile për Dialog kërkon transparencë nga Qeveria

Reagime 11.09.2020

Ne, anëtarët e shoqërisë civile po i ndjekim me vëmendje zhvillimet në lidhje me procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përkundër kërkesave të vazhdueshme për një rol të shtuar dhe përfshirje të SHBA-ve në dialog, ne shprehim shqetësimin tonë për mungesën e transparencës që ka shoqëruar procesin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.Për më tepër, mbeten ende të panjohur hapat e ardhshëm drejt zbatimittë saj.

Duke ndjekur praktikë të njëjtë, Qeveria po vazhdon takimet në Bruksel, ku është paralajmëruar mundësia e arritjes së një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Sidoqoftë, përfaqësuesit e Kosovës nuk kanë ofruar detaje në lidhje me agjendën, temat dhe pozicionin e Kosovës në këto takime në Bruksel.

Qeveria e vendit si bartëse e këtij procesi nuk ka qenë transparente as ndaj Kuvendit si organi më i lartë mbikëqyrës i politikës së jashtme. Raportimet e deritanishme të Qeverisë në Kuvend në lidhje me dialogun kanë qenë vetëm sipërfaqësore, duke mos ofruar informacione konkrete për zhvillimet në kuadër të këtij procesi. Qeveria e Kosovës nuk ka ndarë me deputetët as platformën shtetërore për dialogun me Serbinë dhe nuk e ka bërë publik këtë dokument as për qytetarët. Mungesa e informacionit në lidhje me dialogun ka shkaktuar konfuzion dhe pasiguri tek qytetarët për rezultatet e pritura të këtij procesi.

Prandaj ‘Platforma e Shoqërisë Civile për Dialog’ kërkon që procesi i dialogut të zhvillohet mbi parime të mirëfillta të transparencës dhe llogaridhënies së Qeverisë para Kuvendit dhe publikut të gjerë.

///

Dijalog Kosovo- Srbija: Platforma civilnog društva za dijalog zahteva transparentnost od Vlade

Mi, ?lanovi civilnog društva, pomno pratimo dešavanja u vezi sa procesom dijaloga izme?u Kosova i Srbije. Uprkos kontinuiranim zahtevima za pove?anom ulogom i uklju?ivanjem SAD-a u dijalog, izražavamo zabrinutost zbog nedostatka transparentnosti koji je pratio proces postizanja sporazuma izme?u Kosova i Srbije u Vašingtonu. Štaviše, slede?i koraci u pravcu njegovog sprovo?enja ostaju i dalje nepoznati.

Prate?i istu praksu, Vlada nastavlja sastanke u Briselu, gde je najavljena mogu?nost postizanja kona?nog sporazuma sa Srbijom. Me?utim, kosovski predstavnici nisu pružili detalje o dnevnom redu, temama i položaju Kosova na ovim sastancima u Briselu.

Vlada zemlje kao nosioca ovog procesa nije bila transparentna ni prema Skupštini kao najvišem nadzornom telu spoljne politike. Dosadašnja Vladina izveštavanja u Skupštini u vezi sa dijalogom bila su samo površinska, ne pružaju?i konkretne informacije o razvoju u okviru ovog procesa. Vlada Kosova nije podelila sa poslanicima ni državnu platformu za dijalog sa Srbijom, a nije objavila ovaj dokumenat ni za gra?ane. Nedostatak informacija u vezi sa dijalogom izazvala je zbunjenost i nesigurnost me?u gra?anima u pogledu o?ekivanih rezultata ovog procesa

Stoga, “Platforma civilnog društva za dijalog” zahteva da se proces dijaloga razvija na osnovu istinskih na?ela transparentnosti i odgovornosti Vlade prema Skupštini i široj javnosti.