sq

Deklaratë për themelimin e Platformës të shoqërisë civile për dialogun

Reagime 03.09.2020

Dialogu Kosovë-Serbi është një ndër proceset më të rëndësishme të konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe avancimin e orientimit të saj euro-atlantik. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si një proces afatgjatë, që shkon përtej arritjes së marrëveshjeve në mes palëve, kërkon ndërtimin e konsensusit politik dhe atij shoqëror, si pikënisje drejt arritjes së çfarëdo rezultati në këtë drejtim.

Përkundër rifillimit të këtij procesi nën një mandat të ri të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, dhe me përfshirjen direkte të SHBA-ve, mungesa e transparencës, llogaridhënies dhe konsensusit politik vazhdon të karakterizojë të njëjtin. Në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe atyre që priten në të ardhmen, një rol i koordinuar, i harmonizuar dhe i përbashkët i përfaqësuesve të shoqërisë civile, mbetet i rëndësishëm për të shërbyer si katalizator të procesit. Njëkohësisht, një avokim i përbashkët brenda dhe jashtë vendit, përmes veprimeve që synojnë ndikim pozitiv në proces të dialogut, është më se i nevojshëm.

Prandaj, përfaqësuesit e shoqërisë civile të poshtëcekura, vendosin të krijojnë një platformë të përbashkët të bashkëveprimit dhe koordinimit të OJQ-ve në Kosovë, të cilat kanë zhvilluar dhe zhvillojnë ekspertizë në fushën e dialogut Kosovë-Serbi. Me qëllim të promovimit të transparencës, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes, përfaqësuesit e shoqërisë civile synojnë të ushtrojnë një rol më proaktiv dhe të organizuar, duke u kthyer në faktor më me ndikim në procesin e dialogut dhe atë të normalizimit.

Duke synuar paanshmëri në proces, anëtarët e kësaj Platforme kanë për qëllim të kontribuojnë në proces, me anë të veprimeve të përbashkëta, mbi bazën e ekspertizës së tyre, por duke mos u bërë pjesë e ekipeve politike në kuadër të dialogut. Anëtarët nënshkrues synojnë të promovojnë një dialog publik të strukturuar dhe konstruktiv lidhur me procesin e dialogut dhe temat që ndërlidhen me të. Përbrenda funksionimit të Platformës, ato synojnë afrimin dhe njoftimin e qytetarit me procesin e dialogut, duke avokuar për pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve e palëve të tjera të interesit në këtë proces me akterë të brendshëm dhe ndërkombëtar.

Organizatat themeluese të Platformës:

– Demokracia për Zhvillim (D4D)

– Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

– Fondi për të Drejtën Humanitare (HLC)

-Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG)

– Iniciativa e Re Sociale (NSI)

– Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

– Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)

– Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillimeve të Politikave (KIPRED)

– Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR)

– OJQ ‘Aktiv’

– OJQ Mundësia (MDA)

– Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)

– S’BUNKER

– Donika Emini

///

Dijalog Kosovo – Srbija jedan je od najvažnijih procesa konsolidacije države Kosovo i unapre?enja njegove evroatlantske orijentacije. Normalizacija odnosa Kosova i Srbije, kao dugoro?ni proces, koji prevazilazi postizanje sporazuma izme?u strana, zahteva izgradnju politi?kog i društvenog konsenzusa, kao polazne ta?ke ka postizanju bilo kakvih rezultata u tom pogledu.

Uprkos ponovnom po?etku ovog procesa pod novim mandatom visokog predstavnika EU i uz direktno u?ešc?e SAD, nedostatak transparentnosti, davanja odgovornosti i politi?kog konsenzusa i dalje karakterišu ovaj proces. U okviru sadašnjih i buduc?ih doga?aja, jedna koordinirana, uskla?ena i zajedni?ka uloga predstavnika civilnog društva ostaje važna da bi služila kao katalizator procesa. Istovremeno, više je nego neophodno zajedni?ko zagovaranje u zemlji i inostranstvu, kroz akcije koje su usmerene ka pozitivnom uticaju na proces dijaloga.

Zbog toga mi, dole pomenute organizacije, odlu?ujemo da stvorimo zajedni?ku platformu za zajedni?ko delovanje i koordinaciju NVO na Kosovu, koje su razvile i razvijaju stru?nost u oblasti dijaloga Kosovo i Srbija. U cilju promovisanja transparentnosti, davanja odgovornosti i sveobuhvatnosti, organizacije imaju za cilj da vrše proaktivniju i organizovaniju ulogu, postajuc?i uticajniji faktor u procesu dijaloga i normalizacije.

U cilju nepristrasnosti u procesu, organizacije ove platforme nameravaju da doprinesu procesu zajedni?kim akcijama na osnovu svoje stru?nosti, tako što nec?e postati deo politi?kih timova u okviru dijalogu. Organizacije potpisnice imaju za cilj da promovišu strukturiraniji i konstruktivniji javni dijalog u vezi sa procesom dijaloga i povezanim temama. Unutar funkcionisanja Platforme, one imaju za cilj da približe gra?ane i upoznaju ih sa procesom dijaloga zagovaraju?i vec?e u?ešc?e gra?ana i drugih zainteresovanih strana u ovom procesu.

Organizacije osniva?i Platforme:

– Demokratija za razvoj (D4D)

– Kosovska fondacija za otvoreno društvo (KFOS)

– Fond za humanitarno pravo (HLC)

– Nova socijalna inicijativa (NSI)

– Kosovski demokratski institut (KDI)

– Prištinski institut za politi?ke studije (PIPS)

– Kosovski institut za istraživanje i razvoj politika (KIPRED)

– Inicijativa mladih za ljudska prava (YIHR)

– NVO „Aktiv“

– NVO prilika (MDA)

– Mreža žena Kosova (MŽK)

– S’BUNKER

– Donika Emini

Komunikatë në gjuhën angleze e gjeni këtu.