Apliko në punëtorinë në Prishtinë ‘’Keqpërdorimet që (s)i shohim‘’

Njoftime 05.04.2018

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në kuadër të projektit të financuar nga KFOS “Qytetarët për prokurim efiçient dhe menaxhim të ndërgjegjshëm të parasë publike”, organizon punëtorinë ‘’Keqpërdorimet që (s)i shohim‘’, në Universitetin “Hasan Prishtina”- Prishtinë.

Kjo punëtori ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së studentëve për të kërkuar llogaridhënie për shfrytëzimin e parasë publike, për identifikimin e flamujve të kuq në kontratat publike, dhe mënyrat se si duhen raportuar shkeljet që mund të rrjedhin si pasojë e menaxhimit të dobët të kontratave në prokurim publik.

Detajet e punëtorisë:

Lokacioni: Qendra për karrierë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës

Data: 17.04.2018

Kohëzgjatja e punëtorisë: rreth 3 (tre) orë

Afati i fundit për aplikim: 06.04.2018

Pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë të pjesëmarrjes.

Apliko tani në: http://bit.ly/2FUl1H5.

Për bashkëpunimin e treguar, KDI falënderon qendrën për karrierë të Universitetit ‘’Hasan Prishtina’’.